Ky asht njoftimi i Kuvendit për takimin e të Mërkurës

Drejtue nga Adem Mikullovci, kryesues i seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës, asht mbajt sot takimi konsultativ i përfaqësuesve të subjekteve politike parlamentare, lidhun me vazhdimin e seancës konstituive, njofton kumtesa nga Kuvendi.

Mbas diskutimeve, u vendos që të Mërkurën, më 9 Gusht, n’orën 10:00, m’u mbajt nji takim i ngjashëm konsultativ, përkitazi me vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit.

Vetëvendosje ka paralajmërue se nuk ka me marrë pjesë në këtë takim.