Ky asht numri i vëzhguesve të BE’s për monitorimin e zgjedhjeve

Zgjedhjet Lokale

Zgjedhjet lokale të 22 Tetorit kanë m’u monitorue nga 100 vëzhgues të Bashkimit Europian.

Kjo asht ba e ditun nga shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE në Kosovë, Alojz Peterle.

Ai tha se për këtë mision nuk asht në interes rezultatit i zgjedhjeve, por mbarëvajtja e procesit zgjedhor.

Në nji konferencë për media, Peterle ka prezentue edhe Raportin përfundimtar për Zgjedhjet parlamentare të 11 Qershorit.