Ky asht profili i Kadri Veselit, prej lufte në politikë (video)

Kadri Veseli lindi më 31 maj 1967 në komunën e Mitrovicës. Veseli filloi studimet në vitin 1990 në Fakultetin e Agrikulturës.

Veseli u zgjodh Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës në Dhetor të vitit 2014 dhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në Maj të vitit 2016.

Kryetari i Kuvendit për pothuejse nji dekadë ishte udhëheqës i Shërbimit Informativ të Kosovës.

Në web-faqen e PDK’s thuhet se ai gjithashtu ishte nji nga figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në të njajtën kohë, ka mbështet në mënyrë aktive procesin e paqes në Rambuje.

Në këtë proces, Veseli, ka shërby si Këshilltar i jashtëm në Delegacionin e Kosovës.

Veseli ishte nji nga udhëheqësit e ri të Lëvizjeve studentore, gjatë vjeteve 1988 – 1990, kundër shkeljes së të drejtave të njeriut të shqiptarëve në Kosovë, dhe për njohjen e të drejtës për pamvarësi.

Kadri Veseli, aktualisht, asht kandidat për doktoraturë në Universitetin e Lubjanës, në Slloveni.

Ai dhe grueja e tij Violeta, janë prind të katër fëmive – tre djem dhe nji vajzë.