Ky asht rrefimi i motoristit hero në sulmin e Nicës!

Motoçiklisti Alexander Migues, i cili tentoi me ndalue kamionistin, Mohamed Bouhlel, që të mos ecte me shpejtësi mbi turmën e njerëzve mbramjen e së Ejtes në Nicë të Francës, ka tregue për herë të parë momentet që u lëshue mbi terroristin

Migues i cili asht cilësu si hero, u përpoq me u hidhë nga motori në kamion, për me ndalë Mohamedin.

“Unë pashë kamionin të ecte me shpejtësi dhe po i drejtohej nji zoje. Ai kishte hip në trotuar dhe më pas u kthye në rrugë dhe u përpoq për me shtyp ma shumë njerëz.

Ndërhymja ishte instiktive, nuk mund ta shpjegoj edhe se si kam arritë me ba përpjekje për me kapë nji kamion aq të madh që lëvizte me shpejtësi.

Kur pashë se ai ishte i vendosun në qëllimin e tij, kam provue me ba diçka”,­ tha Migues.

Por pamvarësisht kësaj, Migues u detyrue me braktisë përpjekjen për me ndalue kur terroristi i vuni armën në krye.

 

Man attempts to climb into truck to stop drive during the attack in Nice, france