Ky asht sulmuesi i Barcelonës? (foto)

Ma s’paku 13 persona janë vra dhe dheta të plagosun kur nji kerr në Barcelonë u përplas në nji turmë të kambësorëve.

Poashtu, disa persona të armatosun po vazhdojnë me i mbajt peng disa persona në nji restoran turk në këtë zonë të qytetit, shkruen El Pais.

Burimet policore kanë identifikue nji të dyshuem për përfshimjen e tij të dyshuem në sulm.

Emni i tij asht Driss Oukabir, i cili simbas profilin e tij në rrjetet sociale asht me origjinë nga Marseille (Francë) dhe banon në Ripoll (Girona).

Policia njoftoi, se personi kishte të veshun maicë të gjatë, të bardhë me vija të kaltra.

Sulmi është cilësue terrorist.