Ky asht urdhni ma i ri i Kryeministrit Haradinaj

ramush haradinaj
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhanë sot urdhën që personave që mbajnë poste publike, të zgjedhun apo të emnuem t’ju ndalohet përdorimi i pasunisë së Qeverisë (automjetet zyrtare por edhe burime tjera të pasunisë së Qeverisë) gjatë fushatës zgjedhore në zgjedhjet lokale të cilat kanë m’u mbajt në muejin Tetor të vitit 2017.
Për çdo keqpërdorim të pasunisë zyrtare përgjatë fushatës zgjedhore në zgjedhjet lokale kanë m’u ndërmarrë masat përkatëse konform legjislacionit në fuqi.

 

Urdhni asht marrë nga Kryeministri Haradinaj, në mbështetje të nenit 92, nenit 94 paragrafi 10 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 6 (nën paragrafi 4.I) të Rregullores nr. 02/2011 për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe ministrive (Gazeta Zyrtare nr. 1,18  prill 2011), tue marrë parasysh vendim e Presidentit të Republikës së Kosovës nr. 21/2017 të datës 21 Qershor 2017, për caktimin dhe shpalljen e zgjedhjeve lokale në Republikën e Kosovës.

 

 

Shperndaje në: