Ky asht urimi i Thaçit për 4 Korrikun e Amerikës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka urue Shtetet e Bashkueme të Amerikës me rastin e ditës së shpalljes së Pamvarësisë.

Thaçi përmes nji shkrimi në llogarinë e tij në ‘Facebook ka thanë se 4 Korriku asht festë për tanë botën liridashëse.

 

Postimi i Thaçit: 

 

Dita e sotme, 4 Korriku, është festë për tërë botën liridashëse, sepse përfaqëson ditën kur ngadhënjeu aspirata për liri e barazi dhe ëndrra për një botë të re, ku secili gëzon lirinë e mendimit, të shprehurit, të kërkimit të prosperitetit dhe të lumturisë në një ekonomi të lirë dhe shoqëri liberale.

Kjo aspiratë na bashkon me SHBA-në sot, nesër dhe përgjithmonë. Por, edhe na obligon që t’i mbrojmë dhe promovojmë këto vlera, kudo e kurdo, në shtëpitë dhe shoqërinë tonë, duke i bërë themele të Kosovës që duam ne.

Gëzuar popullit mik amerikan Ditën e Pavarësisë. HTH