Ky asht urimi i Veselit për fitoren e Ramës (foto)

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka urue Kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare.

Veseli përmes nji shkrimi në llogarinë e tij në Facebook ka thanë se shpreson që Rama ka me dalë me përshpejtue procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

 

Postimi i Veselit

 

E përgëzoj mikun tim, kryeministrin Edi Rama për fitoren që ka arritur në zgjedhjet parlamentare në Republikën e Shqipërisë.

I uroj mbarësi e sukses në mandatin e tij të ardhshëm qeverisës, duke shpresuar që do t’ia dalë ta përshpejtojë procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Po ashtu, dua të uroj të gjithë bashkombasit në Shqipëri për këtë proces cilësor zgjedhor, që është dëshmi e konsolidimit të demokracisë shqiptare dhe rritjes së pjekurisë politike.

Image may contain: 2 people