Ky asht urimi ‘vllaznor’ i presidentit serb për Putinin!

Presidenti serb Tomislav Nikolic i ka urue ditëlindjen e 64’të presidentit rus, Vladimir Putin.

Në urimin e tij, si shkruejnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, Nikolic ka vlerësue “përpjekjet pa kompromis të presidentit rus për paqen, stabilitetin dhe respektimin e së drejtës nderkombëtare në botë”.

“Të jeni i sigurt zoti President, se në përpjekjet tueja dhe sfidat që ju hasni gjatë rrugës, keni mbështetjen e plotë të popullit të Serbisë”, ka shkrue Nikolic.

 “Mirëkuptim të ndërsjellë dhe respekt, dhe besimi i ndërsjellë midis popujve tanë që historikisht ekziston, paraqesin nji themel të fortë për zhvillimin e matejshëm të marrëdhanieve tradicionalisht të ngushta dhe bashkëpunim midis Serbisë dhe Rusisë dhe forcimin e miqësisë së dy popujve vëllaznore”, i ka shkrue ma tej Nikolic.

“Jam shumë i kënaqun që me rastin e ditëlindjes tuej, u dërgoj përshëndetjet ma të përzemërta dhe urimet ma të mira për shëndet të mirë, lumtuni personale dhe sukses”, përfundohet në letrën e presidentit të Serbisë.