Ky asht vendi ku po mbahet takimi i Pacollit me Veselin e Haradinajn (foto)

Nji takim mes liderëve të PAN’it, Ramush Haradinaj e Kadri Veseli dhe liderit të AKR’s, Behgjet Pacolli po vazhdon edhe në këto momente.

Indeksonline nga burimet mbrenda PAN’it ka mësue se takimi asht tue u zhvillue në shtëpinë e Pacollit në Hajvali dhe se ende nuk ka nji marrëveshje konkrete për ndonji koalicion të mundshëm.

Takimi ka nis rreth orës 21:00 dhe nuk dihet se kur përfundon.

Nesër gjatë ditës ka m’u mbajt vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës dhe ende nuk dihet nëse ka me pasë tejkalim të krizës politike.