Ky asht vendimi i PDK’s për seancën e nesërme

PDK

Kryetari i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës(AAK), njiherit kandidat për Kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, në nji konferencë për media deklaroi se ekziston mundësia reale që nesër të mos mbahet vazhdimi i seancës konstituive.

Pamvarësisht kësaj deklarate, Partia Demokratike e Kosovës kanë vendos me marrë nesër pjesë në vazhdimin e seancës konstituive, kështu bajnë të ditun burimet e Telegrafit.

Simbas këtyne burimeve deputetët e PDK’s, janë të ftuem të marrin pjesë në grupin e tyne parlamentar më pas për me vijue drejt sallës së seancës.

“Nesër në mëngjes jemi ftue me marrë pjesë në grupin parlamentar dhe më pas në seancën e së nesërmes”, ka thanë ky burim mbrenda këtij subjekti politik.

Ky asht vazhdimi i seancës konstituive e cila do të mbahet nesër prej orës 10:00, me vetëm nji pikë të rendit të ditës “zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve të Kuvendit”