Ky asht ylli i momentit në rrjetet sociale, qe qysh e imiton Donald Trump’in

Nji nxanës 13-vjeçar asht duertrokitë për minuta të tana për imitimin e Donald Trump’it gjatë ceremonisë së tij të diplomimit.

Mbrenda pak ditësh, video ka ba xhiron e botës nëpërmjet rrjeteve sociale, falë këtij imitimi, ndërsa djaloshi asht ba i njohun edhe për imitimin e Hillari Clinton’it, Barack Obama’s, Ted Cruz’it dhe Bernie Sanders’it.

Jack Aiello, nxanës i ‘Thomas Middle School’ në Chicago ka mbajtë nji fjalim tetëminutësh, tue imitue kandidatin për Shtëpinë e Bardhë si nji komedian i vërtetë.