Ky djalosh u ngjit me litar në këtë ndertesë vetëm me takue Trump’in!

Policia e New York’ut e ka arrestue nji burrë i cili tentoi të ngjitej në ndërtesën e Trump në Manhattan tue përdor litar.

Policët e arrestuen atë mbasi larguen nji pjesë të xhamit të rrokaqiellit 58 katësh dhe e tërhoqën atë mbrenda.

Në momentin e arrestimit burri tashma ishte ngjit në katin e 21’të.

Kjo ndertesë asht selia e fushatës presidenciale të kandidatit republikan për president, Donald Trump.

Pretendenti për të parin e SHBA’ve, jeton në atë ndërtesë mirëpo në atë kohë nuk ishte në New York.

Policia kanë tregue se burri asht nji 20 vjeçar nga Virxhinia i cili dëshironte me takue Trump.

Ata gjithashtu kanë ba të ditun se ai nuk kishte në plan me lendue ndokend.