Ky ekuacion matematik po tranon internetin, 90 % gabojnë!

Mirëpo, ajo që të bjen në sy asht se në mediat ma prestigjoze, ushtrimi nuk asht zgjidhë saktë, madje ka pasë edhe nga ata që kanë thanë se nuk ka zgjidhje.

A mund ta zgjidhni ju këtë ekuacion?

ZGJIDHJA

Zgjidhja asht thjeshtë, mjafton të vërehen me kujdes figurat. Te ushtrimi i parë thuhet se tre kuaj janë të barabartë me 30. Pra në këtë mënyrë del se vlera e kalit asht 10.

Në ushtrimin e dytë shkruhet se nji kalë plus katër patkoj bajnë 18. Tue ditë se vlera e kalit ishte 10, gjejmë edhe vlerën e patkojve që bajnë 8, ndërsa vlera e nji patkoi të vetëm asht 2.

Në ushtrimin e tretë kemi dy patkoj minus dy çizme që janë të barabarta me 2. Na dimë vlerën e nji patkoi që ishte 2, atëherë nga kjo na del 4-2 baraz me 2.

Tue qenë se kemi dy çizme, vlera e nji çizme i bjen me qenë 1. Ushtrimi i fundit u kërkon përdoruesve të gjejnë se sa bajnë nji patkue plus nji kalë shumëzim nji çizme.

Vlerat tashma i kemi gjetë. Me rregullin e matematikës, tue qenë se nuk ka kllapa, kryhet shumëzimi në fillim. Pra, shumëzojmë kalin me patkoin, pra 10 herë 2 baras 20. Mandej e mbledhim këtë me çizmen, dhe del 21.