Ky kercenim i Sirisë ndaj Turqisë ka me ju shokue!

Mbas normalizimit të marrëdhanieve me Rusinë, forcat ajrore turke po futen në hapësinën ajrore të Sirisë tue sulmue luftarët kurd të YPG/PKK’s.

Mësohet se vetëm në sulmet ajrore të ditëve të fundit, avionët turq kanë vra rreth 200 luftarë kurd në veri të Sirisë.

Sulmet ajrore bahen të kordinueme edhe me ato në terren ku mija ushtarë turq ndodhen tash në zonën e Sirisë Veriore në nji akcion kundër Shtetit Islamik.

Mirëpo, këto akcione kanë nervozue qeverinë e Asadit, e cila ka lëshue nji kërcënim serioz.

Ministria e Mbrojtjes e Sirisë akuzoi Turqinë për “agresion” tue i rikujtue se nëse vazhdon me shkelë hapësinën e saj ajrore, avionet turq kanë me u sulmue me raketa.

“Çdo përpjekje për me shkelë edhe nji herë hapësinën ajrore siriane nga aeroplanat luftarakë turq ka me u trajtue dhe ka me u rrxue me krejt mjetet që kemi në dispozicion”., – deklarohet nga Ministria e Mbrojtës së Sirisë.