Ky kryetar komune akuzon Zaev’in se i kerkoi 250 mijë euro

Kreu i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski ka publiku skandal të ri në të cilin thotë se asht involvu lideri i opozitës dhe kryetar i Strumicës Zoran Zaev.

Jakimovski deklaron se Zaev në letër i ka kerku 250 mijë euro.

“Ju do të flisni për krim, ai që asht në Strumicë asht fut në krim deri në fyt, i incizuem se si kerkon para edhe nji herë ju tregojë par kamerës suej.

Ai lideri juej, që quhet Zoran Zaev, nga unë kerkoi 250.000 euro, ku me nënshkrim të tij, e ruej letrën, a e deshiron origjinalin ose kopjen…” ka thanë Jakimovski.