Ky ministër në Serbi po shkarkohet për shkak të hajnisë

Simbas gazetës serbe Kurir, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, frik ka me inicue shkarkimin e Aleksandar Vulin’in nga posti i ministrit të mbrojtjes mbas shumë aferave që dolën në opinion, transmeton gazetametro.net.

Ministrja e re e mbrojtjes së Serbisë ka me nqenë Marija Obradovic, funksionarja e naltë e SNS, partisë në pushtet, nga Kraleva dhe kryetarja e Këshillit të Kuvendit për siguri.

Vitin e fundit emni i Vulin’it shpesh u përmend nëpër afera, prej keqpërdorimit të fondeve për invalidë të luftës në ministrinë e kalueme deri te afera e blemjes së banesës, kur ka deklarue se 23 herë ka shkue te tezja në Kanada m’i marrë të paret e nevojshme për banesë.

Shperndaje në: