Ky njeri jeton prej 40 vjetesh në nji shpellë, qe qysh!

Nji burrë ka 40 vjet që jeton në nji shpellë, e cila ndodhet në nji mal të provincës veriore Tucuman, Argjentinë.

79-vjeçari Pedro Luca, mbijeton pa elektricitet në shpellën e tij.

Simbas mediave të hueja, kur e merr uria, ai vendos në krahë çiften e tij dhe del për gjah, ndërsa ujin e merr nga nji përru afër vendbanimit të tij.

“Asht uji ma i pastër dhe ma i miri në botë”, thotë Pedro.

Ai ka shtue se zjarri asht magjik. E si pasojë dita e tij nis gjithmonë tue ndez zjarr.

79-vjeçari asht ba shumë i famshëm në San Pedro de Colalao dhe kur i bje rruga pranë shpellës, banorët i çojnë ushqime dhe gjana për të cilat ka nevojë.

Ndërkohë me pensionin e qeverisë (150 dollarë) ai blen qirijë.

Pajisja e vetme teknologjike që zotnon asht nji radio e vogël, por e ka të veshtirë me kapë stacione mbasi në mal nuk ka shumë valë.

Luca thotë se që kur ishte i vogël deshironte të jetonte në kushte të tilla dhe shprehet se kurrë nuk e ka pyet veten se pse jeton në shpellë.

 

2-shpella

 

3-shpella4-shepall