E kaplon zjarri qytetin kanadez Fort McMurray! Mbi 80 mijë banorë n’evakuim!

Nji zjarr i fuqishëm ka ba që rreth 80.000 njerëz nga Fort McMurray, Kanada, t’evakuohen.

Autoritet kanadeze kanë ba të ditun se flakët kanë shkatërrue me dheta shtëpi, ndërsa kanë mbulue me hi rrugët e këtij qytetit në provicën e Albertës.

Ata kanë shtue se mija njerëz n’arrati nga flakët kanë shkaktue shumë probleme dhe bllokime në trafik.

kanada

Mediat vendase shkruejnë se deri tash, fatmirësisht nuk ka raporte për viktima.

Zjarri shpërtheu në pyjet n’afërsi të qytetit dhe simbas autoriteteve, ernat e forta i shtynë flakët drejt zonave të banueme.

Në vendngjarje ndodhen me qinda zjarrfikës, të cilët janë t’angazhuem në betejën kundër flakëve.

Mediat raportojnë se autoritetet druhen që flakët mund të shkrumbojnë të gjithë qytetin, ose të paktën nji pjesë të madhe të tij.

Simbas autoriteteve kanadeze, evakuimi i qytetit Fort McMurray asht ma i madhi në historinë e Albertës dhe mbase të Kanadasë për shkak të nji zjarri.

 

2-kanadez