Ky qytet kërkon punëtorë, por askush nuk shkon!

Nji qytet i vogël i quejtun Kaitangata në South Island të Zelandës së Re ka nji problem relativisht unik në botën e sotme: ofron shumë vende strehimi dhe mundësi punësimi, por ka shumë pak njerëz për to.

Tashma rezidentët kanë marrë “detyrën” e rekrutimit të personave qoftë edhe të huej, në mënyrë që me i bindë ata që jetojnë në qytetet ma të shtrejta të vendit të zhvendosen pikërisht në qytetin e tyne.

Rreth 800 banorë jetojnë në Kaitangata, që asht pjesë e qarkut Clutha. Lehtësinat në këtë vend përfshijnë nji shkollë fillore, nji bar dhe nji sallon picerie. Javën e kalueme, nji dyqan shërbimesh “On the spot” u mbyll për shkak se pronarët e tij u tërhoqën.

Kaitangata u ka ba thirrje bizneseve lokale me ofroue tana gjanat e mundshme, përfshi këtu kosto ma të ulëta për blemjen e shtëpive si dhe mundësi të reja punësimi, në mënyrë që me tërheqë ma shumë njerëz në të.

Papunësia në qytete si Aucklandi asht në përqindje shumë ma të naltë, kjo edhe për shkak të strehimit të kushtueshëm, ndërsa i tanë rajoni Clutha përllogarit rreth 1.000 vende të lira pune.

qyteti-zelande-2-700x394 qyteti-zelande-3-700x394 qyteti-zelande-4-700x394