Ky sondazh në Gjermani asht ‘shuplakë’ për Merkelin!

Gjysma e gjermanëve të pyetun në nji sondazh duen që kancelarja Angela Merkel të mos jetë ma në zyrë mbas zgjedhjeve.

Të pyetun mbi slloganin “Merkel muss weg” (Merkel duhet të iki), nji frazë e përdorun shpesh nga protestuesit e ekstremit të djathtë, 50 për qind e të anketuemve janë përgjigj pro.

Ky sondazh u zhvillue nga instituti “YouGo” në kuadër të zgjedhjeve kombëtare të së Diellës, në të cilat pritet që Merkel me fitue nji mandat të katërt dhe me i dhanë konservatorëve Kristiandemokratë avantazh për me krijue nji koalicion qeverisës.

Gjysa e të anketuemve thanë se e mbështesin këtë sllogan për “gjuhën e drejtëpërdrejtë”.

Ky asht sondazhi i parë për këtë vit që 50 për qind e të anketuemve janë kundër Merkelit.