LAA dhe VV përafrojnë qëndrimet për krijimin e Qeverisë (foto)

Sot në Prishtinë në mesditë me iniciativë të Alternativës dhe AKR’s u zhvillue nji takim me udhëheqësit e VV’s.

“Në takim u diskutue për hapat e radhës në zhbllokimin e situatës së krijueme mbas seancës së djeshme në Kuvendin e Kosovës. Të gjithë u dakorduen se domosdoshmënia e lëvizjes së procesit të konstituimit të Kuvendit asht shumë e madhe dhe takimet në mes të VV, LDK, AKR dhe Alternativa kanë me vazhdue me intenzitet të shtuem”, thuhet në nji komunikatë për media të lëshueme nga Alternativa.

Ndërsa, n’orët e mbasditës u takuen udhëheqësit e koalicionit LAA.

Në këtë takim partitë e koalicionit caktuen anëtarët e grupit punues politik dhe atij programor me VV si dhe arritën harmonizimin e qëndrimeve të koalicionit LAA për prioritetet qeverisëse të Kosovës tue u dakordue për intensifikim të dialogut me VV prej fillimit të javës së ardhshme.

Mbas dakordimit për platformën qeverisëse partitë e LAA dhe VV do të jenë të hapuna për me krijue koncenzusin e nevojshëm për qeverisjen e re dhe temat e randësisë së veçantë për Kosovën.

Pjesëmarrës në takime nga partitë politike ishin: Mimoza Kusari – Lila dhe Ilir Deda (Alternativa), Behgjet Pacolli, Korab Sejdiu (AKR), Isa Mustafa (LDK), Albin Kurti dhe Dardan Sejdiu (VV).