Labi për Ramushin: Gjeneral shumë shpejt ka m’u ba mirë (foto)

Labinot Tahiri, deputet i zgjedhun i AKR’s ka reaguar mbas deshtimit te seances se sotme tue thane se lojnat politike s’paskan fund.

Ai mes tjerash këtë psotim ja ka dedikue figures se Ramush Haradinajt, tue thanë se ai ka ba shumë për vendi.

“GJENERAL, shumë shpejt do të bëhet mirë!”, thotë mes tjerash Tahiri.

 

Postimi i Labit

 

Njerëz të dashur, lojërat politike nuk paskan fund!

Thjesht, kam dashur ta votoj një njeri i cili i kishte duart e lidhura nëpër gjyqet ndërkombetare duke shpëtuar identitetin tim prej shqiptarit, të fëmijëve të m’i dhe të fëmijëve e të familjeve tuaja.

Ai doli faqe bardhë dhe mbrojti atdheun si dhe e sfidoi Serbinë si në akuza ashtu edhe në luftë. 
Popull i dashur, mbajeni mend mirë se gjithçka qē bëj, e bëj me shpirt për vendin tim dhe për njerëzit që kontribuan për atdheun tim. Me mua nuk ka as imponime dhe as shantazhe as kurrë nuk ka patur.

Një gjë e di mirë dhe duhet ta dini mirë e gjithë klasa politike, se me figurën e Ramush Haradinajt, nuk luhet dhe as nuk premtohet e as nuk ndërrohen fjalët, atëherë kur i jepet ajo.

Ky njeri është vet historia e atdheut tonë dhe ky njeri do punoj mirë për popullin tonë.

Ai ishte dhe do mbetet hero, por për disa njerëz, ashtu si për ish kryeministrin Bajram Rexhepi (tashmë i ndjerë), atëherë do të themi: “ka qenë human, patriot, atdhedashës doktor etj., por ai më shkoi”
Pra, ta vlerësojmë çdo kënd sa është i gjallë.

GJENERAL, shumë shpejt do të bëhet mirë!

Ju e meritoni ta udhëhiqni vendin përballë atyre njerëzve që na e vodhën lirinë, që nuk na lanë ndër vite të shihnim dritën!

Labinot Tahiri, Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës

FKSH

Shikojeni foton e Ramushit se për ne ishte edhe në HAGË DHE NË GJYGJET E FRANCES, e atëherë vazhdoni e shani.

Image may contain: 1 person, sitting and indoor
Image may contain: 1 person