Lajm i keq për PDK’n, i largohet edhe nji figurë e madhe! (foto)

PDK

Ish-ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Ramë Buja, në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës e cila asht mbajt sot ka dorëzue nji letër dorëheqje për largimin e tij nga kryesia e kësaj partie.

Lajmin për dorëheqje nga kryesia e PDK’s, Buja e ka konfirmue për Gazeta Blic tue kallxue arsyet të cilat kanë qenë të shumta e të cilat e kanë përcjell deri te ky vendim.

“Po unë kam dhanë dorëheqje sot nga kryesia e partisë, asht teksti i dorëheqjes të cilin e kam dorëzue dhe nuk kam çfarë me shtue ma shumë”, tha ai.

Në letër dorëheqje të cilën Buja, sot e ka dorëzue në parti, thuhet se vendimi i tij asht i pakthyeshëm.

“Jap dorëheqje të pakthyeshme nga Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës me keqardhje të madhe dhe dhimbje të pamatshme”, thuhet ne letren e Bujës.

Ish-ministri Buja nuk ishte i përfshimë në listën zgjedhore të PDK’s në zgjedhjet e përgjithshme të 11 Qershorit me vetë dëshirë.