Befason AKR, tash ban marrëveshja me PAN’in

Asht arritë marrëveshja në mes të PAN’it dhe AKR’s për qeverisje.

Burime të Express kanë ba me dije se koalicioni PAN ka arritë marrëveshje me kreun e AKR’s, Behgjet Pacollin, për formimin e Qeverisë së Kosovës.

Fillimisht, me këtë marrëveshje arrihet zhbllokimi i Kuvendit tue e votue Kryeparlamentarin, e më pas kalohet në votimin e Qeverisë.

Simbas të gjitha gjasave, seanca ku ka m’u implementue kjo marrëveshje ka m’u mbajt në fillim të Shtatorit.