Lajmi i fundit vjen nga KQZ për certifikimin e rezultateve zgjedhore

Mbas rinumërimit të 23 vendvotimeve si dhe hedhjes poshtë nga PZAP’i të ankesës së kandidatit të koalicionit LDK-AKR, Vehbi Imeri, certifikimi i rezultateve përfundimtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gjasa m’u ba nesër.

Këtë e ka konfirmue Valmir Elezi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Mund ta konfirmoj se certifikimi i rezultateve përfundimtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gjasa m’u ba nesër”, është shpreh Elezi.