Lajmin e jep Ramushi: Qe kur formohet Qeveria e re

Kandidati për Kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, tha sot në Prizren se Kuvendi dhe Qeveria e re kanë m’u formue javën e ardhshme.

Ai tha se do të ketë intensifikim ma të madh për krijimin e institucioneve.

Mandatari për formimin e Qeverisë nga koalicioni PAN, ka deklarue se javën që vjen do të intensifikohen punët për krijimin e institucioneve të reja.

Kryetari i AAK’s Haradinaj shprehet i habitun me atë që po ndodh në konstituimin e legjislacionit të ri.

Këto komente Haradinaj i bani në Prizren, ku para strukturave të partisë prezentoi Lulzim Kabashin si kandidat të këtij subjekti politik për zgjedhjet e 22 Tetorit.

Me këtë rast u prezentuen edhe kandidatët për këshilltarë të AAK’s në Prizren.