LDK e merr nji vendim, qe për çka bahet fjalë!

Avdullah Hoti i LDK’s ka thanë se propozimi i PAN’it për shtymje të seancës tregon se ata nuk i kanë numrat.

“Vonesa në formimin e institucioneve do të ketë pasoja ekonomike dhe pasoja në jetën e qytetarëve. Shqetësuese mbete tentimi i PAN’it për me monopolizue të drejtën për formimin e institucioneve”, ka deklarue Hoti.

Hoti ka shtue se ata nuk do të marrin ma pjesë në seanca deri sa të qartësohet situata.

“Ata kanë bashkëpunue në këto veprime pastaj janë ba bashkë me AAK e Nismën për me rrxue Qeverinë. Mbrenda Kuvendit Veseli nuk ka ba asnji veprim për me i pengue sulmet qe janë ba. Ai ka lejue futjen e gazit në Kuvend. Ne si LDK jemi të vendosun që mos të lejojmë që dikush me ardhë në pushtet përmes dhunës dhe shantazheve”, ka thanë ai.

Simbas tij, vetëm nji Qeveri e udhëhequn nga LDK mundet me sigurue stabilitet dhe të ardhme për vendin.