LDK e VV në negociata për koalicion, ky asht kandidati për Kryeministër!

LDK e Vetëvendosja janë në nji takim, ku po diskutohet për mundësinë e lidhjes së nji koalicioni.

Ndonëse afati për koalicione formale ka kalue, ata duen me ba nji listë të përbashkët, e cila ka me parapa futjen e VV’s në listë të LDK’s.

Kjo bahet e ditun edhe më anulimin e konferencës së thirrun nga VV.

Ajo njiherë u shty për n’orën 16:00, ani pse ishte parapa të niste n’orën 15:00, ndërkaq ma vonë u njoftue se konferenca anulohet.

Këtë për media e ka konfirmue zadhanësi i VV’s, Shkodran Hoti.

‘Po, asht anulue konferenca. Arsyet ende nuk i di unë’, ka thanë ai.

Ndërkohë, Televizioni Rrokum ka raportu edhe ma herët se asht tue u shqyrtue mundësia që VV me u futë në listën zgjedhore të koalicionit LDK-AKR, e me nji kandidat për Kryeministër të ri.