LDK propozon tryezë me partitë për me ju drejtue Kushtetueses!

Shefi i grupit parlamentar të LDK’s, Avdullah Hoti, ka propozue nji tryezë me partitë politike që me diskutue se si me ju drejtue Gjykatës Kushtetuese në lidhje me zhbllokimin e punës së Kuvendit.

Hoti ka thanë se bllokues janë PAN dhe kjo po shihet.

“Bllokues janë koalicioni PAN dhe kjo po dihet. Përshëndes deklaratën e ambasadorëve. Kjo situatë nuk mund të vazhdojë ma tutje, dhe na po shqyrtojmë hapat kushtetues dhe jemi tue punue me sqarimin e bazës juridike. Na kemi me thirrë tryezë për me diskutue dhe me ju drejtue Gjykatës Kushtetuese”, ka thanë Hoti.