Le Pen jep nji premtim befasues për francezët

Kandidatja e së djathtës ekstreme për presidente të Francës – në zgjedhjet e vitit 2017 – Marine Le Pen, ka thanë se nëse zgjidhet presidente, ka me organizue referendum për daljen e Francës nga BE’ja.

“Nji komb mund të vendosë të zgjedh rrugën e dytë, rrugën e lirisë. Francezë, na përsëri mund të bahemi krenarë, të lirë, shtet i pamvarun, ne mund të kthejmë Francën në vendin e saj të duhun në botë”, ka thanë eurodeputetja, tue kundërshtue “totalitarizmin e Bashkimit Europian”.