‘Legjioni i të Huejve’, çka asht dhe si duhet me u regjistrue!

Mënyra e vetme me u ba pjesë e Legjionit e të Huejve francez asht me shkue në Francë dhe me trokit në dyert e ndonjanës prej qendrave të regrutimit “French Foreign Legion”.

Kjo asht edhe nji mundësi që ju me u ba nji shtetas francez përgjithmonë.

Në momentin që hyni, ju do të furnizoheni me akomodim, ushqim dhe tesha falas, e të gjitha këto sigurohen nga Legjioni.

Nuk ka mënyrë tjetër, nuk ka aplikacione online, jo letra si ftesë, jo përmes dokumenteve të ambasadës Franceze, por vetëm të shkoni dhe të trokitni aty.

Ju do të regjistroheni si nji njeri beqar edhe nëse jeni i martuem dhe kontrata e parë që e nënshkrueni do të jetë në afat kohor për 5 vite.

Kushtet për me u pranue në Legjionin e të Huejve janë këto:

– Të jeni mashkull mes moshës 17.5 dhe 39.5 vjet.

– Të keni nji dokument të vlefshëm identifikues (letërnjoftim, pasaportën ose çfarëdo)

– Nji kopje të certifikatës së lindjes (të përkthyeme në Anglisht apo Frengjisht), dhe të mos jetë ma e vjetër se 6 muej

– Nuk duhet të jeni i kërkuem nga INTERPOLI

– Të jeni i fortë fizikisht dhe të gatshëm për me shërbye në çdo kohë dhe në çdo vend për 5 vite

Këto janë kriteret e vetme që duhet me i plotësue, ndërsa çfarë nuk kanë absolutisht randësi tek Legjioni i të Huejve janë këto:

– Shtetësia juaj (nuk ka rëndësi a jeni Brazilian, Indian, Rus, Japonez, etj)

– Nuk ka randësi raca juej

– Nuk kanë randësi njohunitë tueja për gjuhën franceze

– Nuk ka randësi edukimi juej

– Nuk kanë randësi kualifikimet që i keni arritë

– Nuk ka randësi statusi shoqnor

– Nuk ka randësi statusi profesional

– Nuk ka randësi statusi juej martesor apo familjar

– Nuk ka randësi nëse keni qenë pjesë e ushtrisë apo policisë të cilitdo vend

Testet fillestare për me u ba pjesë e Legjionit  të Huejve:

Testet psiko-tenike
1) Testet e inteligjencës

2) Testet e personalitetit

Testet fizike
1) Luc Leger (një garë ritmike me distanca të ndryshueshme prej 20 metrave, ku shpejtësia vendoset në intervale me rritje të shpeshtësisë)

2) Pull-Ups (duhet ti bëni të paktën 5)

Testet mjekësore
1) Sigurohuni fillimisht që keni dhëmbë të shëndetshëm (maksimumi i dhëmbëve që ju mungojnë duhet të jetë 4 deri në 6)

2) Keni me vete dokumente që tregojnë se nuk vuani nga ndonjë lëndim serioz

3) Siguroni dokumente të sëmundjeve serioze që i keni pasur më herët (edhe nëse tani jeni plotësisht i shërueshëm)

Paisjet dhe gjërat tjera që duhet ti keni me vete kur shkoni në Qendrat e Rekrutimit të Legjionit të të Huajve

1) Të gjitha dokumentet e lartcekura (Dokumentet e identifikimit, …)

2) 3 maica, 3 palë pantallona të shkurtë sportiv dhe 3 palë çorape

3) Një palë patika sportive

4) Rreth 10-15 euro

5) Paisjet e higjienës (shamponin, mjetet e rrojës, pastën dhe brushën e dhëmbëve, peshqirë etj)

Gjërat që ju nuk duhet ti keni me vete

1) Kompjuter/laptop/tablet

2) Kamerë

3) Shumë të madhe parash (300+ euro)

4) Kredit karta

5) Aksesorë të vlefshëm

6) Armë të ndryshme (thikë, pistoletë etj)

7) Veturë apo çelësin e veturës

8) Çelësat e shtëpisë

Viza për në Francë

Udhëtimi, viza ose çdo shpenzim tjetër janë përgjegjësi e juaja.

Nëse juve ju duhet vizë të udhëtoni për në Francë, ju mund të aplikoni edhe për vizë turistike (apo vizë për qëndrim të shkurtër).

Tatuazhet në Legjionin e të Huajve

Ju në momentin e aplikimit mund të keni tatuazhe, por ato nuk duhet të jenë pa vend dhe ofenduese.

Regjistrimi në Legjionin e të Huajve

I gjithë procesi i rekrutimit dhe i përzgjedhjes zgjatë prej 2-5 javë.

Legjioni i të Huajve të Francës pranon rekrutë nga e gjithë bota.

Qendrat Rekrutuese të Legjionit të Huajve janë të hapura 24/7/365 (po pra të gjithë vitin).

Sidoqoftë, regjistrimi për Legjion ndodhë vetëm gjatë ditëve zyrtare të punës, d.m.th nga dita e Hëne deri të Premten, mes orës 08:00 – 17:00.

Qendrat Rekrutuese që janë të vogla mund edhe të jenë mbyllur gjatë natës.

Ku mund të regjistroheni në Legjionin e të Huajve: Qendrat Rekrutuese

Ju mund të regjistroheni në një nga 11 Qendrat Rekrutuese, që janë të kompozura prej 2 qendrave para-përzgjedhëse dhe 9 zyre informuese.

Në momentin që hyni aty, ju do të keni akomodim, ushqim dhe rroba falas.

Karriera në Legjionin e të Huajve

Çdo Legjionar mund të ndërtoj karrierë dhe jo për shkak të diplomave shkollore, apo kualifikimeve profesionale dhe civile, por gjatë ekzaminimeve të ndryshme ushtarake gjatë shërbimit të tij.

Nëse ju keni potencial të madh, nëse jeni të motivuar, punoni shumë dhe jeni serioz, atëherë një karrierë e mirë është shumë e mundur për ju.

Ju mund të ndërtoni karrierë në këto degë:

Specialitetet Luftarake:

– Snajperist

– Vozitës i tankeve

– Ushtar parashutist

– Inxhinier ushtarak

– Artiljer i armëve të rënda

– Hedhës i raketave anti-tanke

– Vozitës i veturave të blinduara dhe të armatosura rëndë, etj.

Administratë:

– Sekretar

– Llogaritar

– Mbështetës teknik, etj.

Komunikim:

– Operator i radiove

– Mekanik i radiove

– Operator i ndërrimeve të telefonave, etj.

Kontroll:

– Vozitës i veturave të lehta

– Vozitës i kamioneve

– Vozitës i kamioneve të artikuluara

– Vozitës autobusi, etj.

Mirëmbajtje:

– Mekanik

– Elektricist

– Saldator

– Moler

– Ekspert i armëve të vogla, etj.

Të ndryshme:

– Paramedik

– Instruktor i edukatës fizike

– Dizajner grafiku

– Muzikant

– Fotograf

– Kuzhinier, etj.

Pyetjet më të shpeshta dhe përgjigjet e tyre:

A duhet ta dijë gjuhen franceze që të pranohem në Legjionin e të Huajve?
– Jo, nuk është aspak e nevojshme. Pos kësaj, 90% e kandidatëve nuk e dinë gjuhën franceze.

2) A mund të kontaktoj me familjen time?

– Po, ju lejoheni të kontaktoni me familjen tuaj pasi e përfundoni kampin bazik, por vetëm përmes telefonit apo e-mailit.

3) A mund të dal në mbrëmje, gjatë wikendeve, apo kur ka festa të ndryshme?

– Pasi e përfundoni kampin bazik 4 mujor, ju lejoheni të largoheni nga baza ushtarake gjatë kohës suaj të lirë.

4) A mund të përdorë celularë, laptop, apo tabletë?

– Po, edhe kjo pasi që ta përfundoni kampin bazik 4 mujor, ju lejoheni ti blini dhe ti shfrytëzoni ato gjatë kohës suaj të lirë.

5) A ka pushim vjetor?

– Legjioni i të huajve ju ofron ju pushim vjetor 45 ditë gjatë ditëve të punës.

6) A mund të aplikoj më shumë se një herë?

– Në disa raste, Legjioni të ofron që të provoni prapë, nëse ju keni dështuar gjatë procesit përzgjedhës në Aubagne.

Nëse Legjioni ju jep juve një mundësi të dytë apo tretë, ata do ju japin ju edhe një dokument me një titull “INAPTE TEMPORAIRE”, ku caktohet se pas sa kohëve ju mund të ktheheni dhe të provoni prapë.

Por nëse Legjioni nuk ju jep mundësi të dytë, ata do ta japin ty një letër me titullin “INAPTE DEFINITIF”, që do të thotë se Legjioni është i mbyllur gjithmonë për ty.

Legjioni francez i të huajve është pjesë organizative e ushtrisë franceze. Dallimi i vetëm në mes Legjionit të Jashtme dhe ushtrisë së rregullt francez është se Legjionarët janë ekskluzivisht të huajt. Legjioni i të huajve përdorë armët e njëjta sikurse pjesa tjetër e ushtrisë franceze. /Mapo.al/

 

FRANCE-ARMY-FOREIGN-LEGION