Lekaj e jep lajmin për krijimin e institucioneve me 24 Gusht

Zyrtarë të koalicionit PDK-AAK-Nisma (PAN), besojnë që në seancën e Kuvendit të Kosovës, e cila do të mbahet më 24 gusht ka m’u zhbllokue kriza e formimit të institucioneve.

Në këtë seancë konstituive nga ky koalicion asht thanë se do të paraqitet edhe kandidati për Kryeparlamnetar.

Pal Lekaj deputet i AAK’s thotë se institucionet duhet të formohen sa ma shpejtë, por tue pas nji pajtim ashtu siç ndodhi në takimin e fundit konsultativ.

“Na besojmë që më 24 Gusht kanë me marrë rrugën e duhun themelimi e institucioneve të reja”, ka thanë Lekaj për lajmi.net.