Lekaj e jep lajmin, qe kur formohet Qeveria

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, njiherësh deputet i zgjedhun i Kuvendit të Kosovës, ka thanë se institucionet kanë m’u themelue gjatë kësaj jave.

Ai në nji intervistë për Telegrafin, ka theksue se mbas zgjedhjes së shefit të legjislativit të vendit, ka m’u votue edhe egzekutivi i ri kosovar.

“Nuk besoj që ka m’u ba konstituimi mbrenda nji dite. Duhet me kalue 24 orë nga zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit, ku më pas Presidenti ka me ja dhanë mandatin të nominuemit të PAN’it, Ramush Haradinaj për me formue Qeverinë”, ka thanë Lekaj.

 

Shperndaje në: