Lekaj i AAK’s e ka nji porosi të preme për Isa Mustafën!

Edhe Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës i asht përgjigj negativisht ftesës së kryetarit të LDK’s Isa Mustafa, për t’ju bashkue koalicionit LAA.

Mustafa dje (e Ejte) ka ftue Vetëvendosjen, AAK’n e Nismën të bashkohen me LAA’n për me formue Qeverinë, mbasi PDK’s i ka vnu vija të kuqe.

Deputeti i AAK’s, Pal Lekaj në nji prononcim për lajmi.net ka thanë se nuk ka mundësi që  AAK m’u nda nga koalicioni me PDK’n dhe Nismën.

“Zotni Mustafa së pari duhet me ditë se na jemi në koalicion me PDK’n dhe Nismën dhe për asnji moment nuk ndahemi nga ky koalicion, nuk e prishim bashkëpunimin”, ka thanë ai.

Lekaj thotë se Mustafa ka gabue adresën, mbasi nuk i bajnë lojnat që i ka ba ai në të kaluemen.

“Isa Mustafa e ka gabue adresën sepse as zotni Haradinaj, por as Aleanca nuk ban lojna sikur që ka ba vetë zotni Mustafa në të kaluemen”, asht shpreh deputeti i AAK’s.

Koalicioni PAN asht bashkue për me i ofrue ndryshim pozitiv vendit dhe nuk ban pazare në dam të Kosovës.

Pal Lekaj asht rizgjedh deputet edhe për këtë legjislatur në Kuvend, ai ka sigurue 10,269 vota.