Lekaj: Ndamja e grupeve parlamentare s’e rrezikon koalicionin PAN

Nisma për Kosovën tashma ka ba të ditun se ka me formue Grupin e vet Parlamentar.
Ndërsa, Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës ende nuk ka vendos nëse ka me pasë Grup të veçantë Parlamentar apo ka me veprue në kuadër të Grupit Parlamentar të koalicionit parazgjedhor së bashku me PDK’n.

Por, ish-shefi i Grupit Parlamentar të AAK’s, Pal Lekaj ka thanë për lajmi.net se formimi i Grupeve të reja parlamentare nga partitë që janë pjesë e koalicionit PAN, nuk e rrezikojnë këtë koalicion.

“Po presim certifikimin e rezultateve nga KQZ dhe nuk kemi ndonji vendim nga partia deri tash sa i përket Grupit Parlamentar. Por kjo nuk do të thotë se me formimin e grupeve të veçanta prish koalicioni dhe nuk shoh ftohje të raporteve në mes të partnerëve të koalicionit, apo ndonji rrezik për prishje të koalicionit”, asht shpreh Lekaj tue thanë se mbas certifikimit të rezultateve kanë me dalë me vendim nga strukturat e partisë.