Lekaj tregon prej kur ka me pasë zhvillime pozitive

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka thanë për gazetën “Epoka e re” se kjo javë ka me qenë përfundimtare për krijimin e institucioneve.

Lekaj ka pohue se tue fillue nga dita e Hanë ka me pasë zhvillime pozitive në krijimin e institucioneve.

“Këtë javë ka me pasë zhvillime pozitive. Pra, kur them se ka zhvillime pozitive, mendoj edhe në mbështetjen e deputetëve. Prandaj, kjo javë ka me qenë vendimtare për krijimin e institucioneve, përkatësisht konstituimin e Kuvendit dhe për formimin e Qeverisë”, ka thanë Lekaj.

Shperndaje në: