Letra: Çka i shkruejti Nanë Tereza, Ramiz Alisë në vitin 1989

Profesori Përparim Kabo ka postue më 28 Gusht 2016 në profilin e tij në Facebook, kopjen e letrës së Nanë Terezës, drejtue ish presidentit të vendit, Ramizë Alisë ku dhe i shpreh disa kërkesa.

Letra asht e shkrueme në gjuhën angleze më 16 Gusht 1989 dhe mban firmën e Nanës Terezë.

Letra e Nene Terezës drejtuar Ramiz Alise…me shkrim dore prej dorës se saj”, shkruen Kabo në profilin e tij në Facebook.

Nënë Tereza i drejtohet presidentit Ramiz Alia mbas vizitës disaditore që kishte ba në Shqipni ku ajo kallxon dashninë e madhe për popullin shqiptar.

Pas shumë vjet lutjesh dhe dëshire për të vizituar vendin tim (…), më në fund i miri Zot ma dha këtë dhuratë të bukur të shoh popullin tim”,shkruan Nënë Tereza e cila i shpreh dëshirën Presidentit të Shqipërisë, që të sjellë në Shqipëri motrat e saj, Misionaret e Bamirësisë, të cilat ndodheshin në shumë vende të ndryshme të botës.

RV18800_Articolo

“Kjo e jona nuk është çështje biznesi, as politike”, kishte theksuar ajo duke rikujtuar kështu përkushtimin e saj për t’u ndihmuar “pleqve, të vetmuarve dhe atyre që u mungon dashuria”.

Ndërsa në fund me çiltërsi dhe sinqeritet të madh i shkruan “Zotit President të vendit tonë të dashur Shqipëri” një fjali e cila edhe sot ruan aktualitetin dhe paraqet virtytin e lartë njerëzor që e karakterizoi tërë jetën këtë bamirëse të madhe: “Unë nuk kam as ar e as argjend, por juve do t’ju jap motrat”.

Menjiherë mbas kësaj letre pason përgjigjja e presidentit Ramiz Alia, i cili më 2 Shtator 1989 i shkruen Nanës Terezë me nji ton dashamirës tue i kujtue se:

“Njerëzit tanë njohën nga afër bashkatdhetaren e tyre fisnike që u ka dhënë ‘besën’ të varfërve”, gja që për kohën kur u shkrue letra ishte nji përgjigje shumë domethanëse. Por, përgjigjja e tij ishte refuzuese për pranimin e “Misionareve të Bamirësisë” në Shqipninë e asaj kohe.