‘Letrat e Panamasë’ tash me bazë edhe online. Qe ku i shihni!

panama-papers

Gazetarët hulumtues kanë postue online për herë të parë nji bazë të dhanave, e cila tregon për asetet dhe pasuninë jashtë vendit të politikanëve dhe njerëzve të njohun nga krejt bota.

Baza e të dhanave e Konsorciumit Ndërkombëtar të Gazetarëve Hulumtues, që mbulon ma shumë se 200 mijë kompani inaktive në Panama, nga 9 Maji mund të përdoret në faqen, offshoreleaks.icij.org.

Aty ka informacione të ndryshme, të nxjerra nga rrjedhja e miliona dokumenteve nga nji firmë ligjore, Mossack Fonseka në Panama, e cila asht e specializueme në krijimin e këtyne lloj kompanive inaktive, me qëllim të kryemjes së manovrave të ndryshme financiare.

Kjo firmë ligjore kishte provue, por pa sukses, që ta bllokonte punën e këtij konsorciumi, i cili përfshin redaktorë e gazetarë nga dheta vende.

Ky konsorcium veçse ka publikue nji seri të materialeve për figura të nalta në gazeta dhe faqe të internetit kudo në botë, bazue në “Letrat e Panamasë”.

Konsorciumi thotë se ka për qëllim me ngritë vetëdijen e publikut për mënyrat se si sistemet bankare jashtë vendit u mundësojnë individëve të pasun që t’ju ikin taksave, perderisa zyrtarët e korruptuem qeveritarë kanë mundësi me i mshef plaçkitjet e tyne.