Letrat: “Gjithnji i yti, Tony”, Blair e nxiste Bushin që me pushtue Irakun

Letrat e maposhtme të dërgueme nga Tony Blair për George W Bush kur nuk kishte nisë ende lufta e Irakut shfaqin marrëdhanien e ngushtë ndërmjet Presidentit dhe Kryeministrit, i cili e nënshkruente nji letër me dorë me “Gjithnjii i yti, Tony”.

Në nji mesazh shihet se – se nji ditë mbas atentateve të 11 Shtatorit – Blair i tha Bushit se ata duhet me ju kundërvue menjiherë shteteve dhe individëve me armë të shkatërrimit në masë dhe me justifikue atë mandej.

Ai i kërkonte me ngulm Presidentit: ‘Asht ma mirë me veprue tash dhe me i shpjegue dhe justifikue ma vonë veprimet tona përpara se me ndodhë ndonji katastrofë edhe ma e rëndë”.

bushh letra letra1