Liderët e koalicionit PANA -Lista Serbe po vazhdojnë takimin

Mbasi që u takuen fillimisht n’orët e paradites, liderët e koalicionit PAN, Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj, si dhe Presidenti i AKR’s, Behgjet Pacolli janë takue persëri mbasdite.

Merret vesh se në takimin i cili asht tue vazhdue po marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Listës Serbe në krye me Goran Rakic’in, kryetarin e Mitrovicës veriore.

Në këtë takim, siç mësohet po flitet për ndamjen e resorëve qeveritare, respektivisht ministritë që ka me i drejtue Lista Serbe.

Lista Serbe po kambëngulë në tri ministri, dhe ky asht kushti që ata me qenë pjesë e marrëveshjes me tashma koalicionin e ri PANA.

Nëse gjanat shkojnë simbas dinamikës së parapame nga koalicioni në fjalë, atëherë seanca konstituive për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit dhe Nënkryetarëve pritet m’u mbajt nesër, ndërsa ajo për votimin e Qeverisë në krye me Ramush Haradinajn, të Premten.

Shperndaje në: