Liderët e PAN’it u takuen në nji nga hotelet e kryeqytetit

Drejtuesit e Koalicionit PDK-AAK-Nisma (PAN) janë mbledhë mbramë në nji nga hotelet e kryeqytetit për me vendosë se si kane me veprue dhe nëse kane me marre pjesë në seancën e caktueme për të Premten prej orës 10.

Fillimisht në takim ishin lideri i AAK’s, Ramush Haradinaj dhe zavendëskryetari i PDK’s, Enver Hoxhaj, dhe disa përfaqësues nga Nisma për Kosovën. Mandej atyne iu bashkuen edhe Fatmir Limaj e Kadri Veseli.

“Në këtë takim vendoset përfundimisht se si ka me u veprue sot”, thojnë burime të Blic.