Ligjin kundër duhanit e shkelin edhe deputetët edhe Qeveria

Edhe pse u banë 3 vjet, që kur Parlamenti ka miratue Ligjin mbi Kontrollin e Duhanit, në realitet, ky ligj nuk po gjen zbatim. Madje ai nuk po respektohet as nga ata që e votuen. Këtë në fakt e ka nxjerr hulumtimi i iniciativës së të rive me temë “Mos e dhez”.

Me këtë rast, ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani, tha se moszbatimi i ligjeve asht problem i madh për shoqninë.

Tu’ e përkrahë këtë iniciativë, deputetja, njiherit Kryetare e Komisionit për Shëndetësi, Flora Brovina tha se arsyet pse ky ligj nuk po zbatohet asht mungesa e kulturës shëndetësore nga vetë qytetaret, si dhe mungesa e kontrollit të vazhdueshëm nga inspektorati.

E Selvie Kurti, anëtare e iniciatives “Mos e dhez” tha se arsyeja e fushatës asht ndërgjegjësimi i qytetarëve për me e respektue ligjin.

Mos e dhez. com asht faqja në internet, ku qytetaret munden me raportue rreth shkeljes së Ligjit mbi Kontrollin e Duhanit.