Limaj e jep lajmin për seancën e nesërme (video)

Kryetari i Nismës Fatmir Limaj e ka konfirmue pjesëmarrjen e partisë së tij në seancën e nesërme në Kuvend.
Ai këtë e tha në konferencën për media ku prezentoi kandidatët për kryetar të Komunave.

“Na kemi me marrë pjesë nesër në Kuvend”, asht shpreh ai.

Seanca e nesërme e gjashta me radhë pritet me fillue prej orës 10:00 me vetëm nji pikë të rendit të ditës, atë të zgjedhje së Kryeparlamentarit dhe Nënkryetarëve.