Limaj konfirmon bisedimet me AKR’n, qe kur formohet Qeveria

Kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thanë se Qeveria Haradinaj e ka shumicën në Kuvend dhe nuk do të ketë nevojë për mandatar të dytë.
Ai ka ba me dije se asht krijue nji shumicë parlamentare e cila ka me qeverisë më vendin.

Kreu i Nismës, asht shpreh i sigurt në mbështetjen e deputetëve në Qeverinë Haradinaj.

“Na llogarisim në nji subjekt politikë. Besojmë se Kosova do të ketë institucionet deri javën tjetër. Po bisedojmë me AKR dhe grupe tjera politike”, ka thanë Limaj në RTV Dukagjini.

Ai pret qe Kuvendi m’u konstitue më 24 Gusht.

Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe Nënkryetareve, simbas tij, nuk definon fuqinë politike të asnji grupi politik mbrenda Kuvendit.