“Limaj nuk ishte në festën e PAN, zgjedhjet nuk i konsideroi fitore”

Milaim Zeka, kandidati për deputet nga radhët e NISMA, ka thanë se në këto zgjedhje rritje të elektoratit kanë vetëm NISMA, Vetëvendosja dhe Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës.

“LDK me gjithë kampin edhe PDK, po ashtu janë humbës”, tha ai në Info Magazine.

“PDK maksimum ka me i pasë 20 – 21 deputetë. Kurse, rania e LDK bashkë me AKR asht nji debakël i jashtëzakonshëm. Elektorati i dënoi ashpër LDK dhe PDK që vazhdimisht janë tallë me elektoratin dhe për krejt të zezat fajtorë janë këto dy subjekte”.

“Limaj nuk ka thanë që PAN asht fitues, por që NISMA ka rritje të elektoratit. Limaj nuk ka qenë në festën e PAN dhe këtë nuk e ka konsiderue si fitore”.