Limaj: S’ka me pasë ma tre Kryeministra

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj në Konventën parazgjedhore të Nismës për Kosovën, ka thanë se Nisma dhe anëtarët e saj nuk kanë ndryshue.

Ai ka thanë se parimet dhe qëndrimet e tyne nuk i kanë ndryshue dhe as nuk kanë me i ndryshue.

Limaj ka thanë se ajo çka po ndodh sot asht nis para 4 vjeteve.

“Kemi thanë se ndryshimi ka me u ba me kryeministri e opozitës dhe ai ka me qenë Ramush Haradinaj”, ka thanë Limaj.

Kreu i Nismës asht shpreh se kanë me punue në ndryshim të vendit dhe besojnë në ndryshimet që ka me i sjellë Haradinaj si Kryeministër.

“Nuk do të ketë ma tri Qeveri, tre Kryeministra, por nji Qeveri e cila ka me ja kthy shpresën qytetarëve”, asht shpreh ai.

Limaj po ashtu ka thanë se nuk kanë me përkrah versionin aktual të Demarkacionit dhe versionin e Brukselit për Asociacionin.