Limaj tregon kush asht fituesi i zgjedhjeve

Nisma për Kosovën ka mbajtë nji tubim në Malishevë për me i falënderue strukturat e kësaj partie për punën e bame për zgjedhjet e 11 Qershorit.

Aty, kryetari i kësaj partie, Fatmir Limaj, ka thanë se simpatizantët e Nisma ju kanë dhanë leksion politik të tjerëve.

“Me 11 Qershor keni tregue besimin, vullnetin që të fitojnë njerëzit tonë”, ka shtue ai, para malishevasve.

“Ju keni dhanë ma tepër se nji votë. Me 11 Qershor keni dhanë leksion politik se çka don me thanë kur ju lidheni me besim në nji projekt politik”, ka pohue Limaj.

“Nisma për Kosovën asht fituesja ma e madhe e zgjedhjeve”.