Limaj tregon se kur formohen Kuvendi e Qeveria

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, shprehet optimist se deri në fundjavë Kosova ka me i pasë Kuvendin dhe Qeverinë.

Simbas tij, pritet që përfundimisht me ndodh krijimi i institucioneve të vendit.

“Me 24 Gusht na presim që në këtë seancë të fillohet përfundimisht krijimi i institucioneve, ftoj të gjithë se sa ma shpejtë të lehtësojnë krijimin e institucioneve e mandej me ndodh edhe ai i Qeverisë. Jam optimist që deri në fundjavë Kosova ka me i pasë edhe Kuvendin edhe Qeverinë e konstituuem”, tha Limaj në konferencën e mbajtun për media, ku edhe u zyrtarizue kalimi i Shukri Bujës në Nisma.