Lista finale, këta janë deputetët e PAN dhe LAA (emnat)

Ndërsa vazhdon beteja se kush ka me pasë të drejtën për formimin e Qeverisë së re të Kosovës, se kush me kënd ka me ba koalicion mbaszgjedhor që ia siguron këtë të drejtë, ende vazhdon numërimi i votave dhe spekulimet se kush nga kandidatët për deputetë ka marrë besimin e qytetarëve dhe cilët jo.

Sidoqoftë, Parlamenti i Kosovës, i dalë nga zgjedhjet e 11 Qershorit, ka me pasë nji përbamje tjetër nga ai që do të kenë pritun ata që e zhbanë atë para këtij.

Raporti i forcave politike tash asht nivelizue në përmasa që rrezikon konstituimin e tij mbrenda nji afati që nuk quhet krizë institucionale.

Ish- partnerët qeverisës tash janë rivalë, të cilët simbas deklarimeve veshtirë m’u ba bashkë, ndërsa rivali i papajtueshëm i zgjedhjeve të kalueme ka dalë si parti e parë parlamentare.

Numri i vendeve të rezervueme për deputetë nga radhët e komuniteteve asht i njajtë (20), por Lista Serbe, që dirigjohet nga Beogradi, paralajmëron të jetë më radikale dhe po ashtu ma e fuqishme (nga 10 që u takojnë serbëve, 9 janë të Listës Serbe).

KQZ ka paralajmërue se deri më 25 Qershor ka me kryejë procedurat e numërimit të votave që do të dhajnë rezultatet preliminare për deputetët e rijë, ndërsa për listat e publikueme deri tash thekson se nuk kanë dalë prej saj.

Janë të subjekteve që kanë marrë pjesë në zgjedhje, sqarojnë.

Simbas të dhanave jozyrtare, të publikueme nga media, rezulton se Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën kanë fitue 39 vende, koalicioni Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Alternativa 30 vende, ndërsa Vetëvendosje, që garoi e vetme – 31 deputetë.

Nga kjo garë dolën ma të fitueme Vetëvendosje, që dyfishoi numrin e deputetëve, sikurse edhe Nisma për Kosovën (rritje 40 për qind).

Bje në sy se në listat e deputetëve të përbambjes së re nuk do të jenë disa nga emnat që në legjislaturat e kalueme konsideroheshin figura të randësishme të subjekteve që i përfaqësonin.

Nga koalicioni PAN përveç Hajredin Kuçit, që mbajti pozita të ministrit e të zavendëskryeministrit, dhe të Arsim Bajramit, po ashtu ministër, në legjislaturën e re nuk ka me qenë as Selvije Halimi, Luljeta Veselaj-Gutaj, Abdyl Imeri, Bislim Zogaj, Nait Hasani, Rafet Rama, Shaip Muja e Hajdar Beqa, po ashtu as Nuredin Lushtaku, Naim Fetahu, Fadil Beka, Besim Beqaj, Adem Grabovci, Nehat Baftiu, Agim Çeku, Fatmir Shurdhaj e Salihe Mustafa (të cilët nuk kanë qenë të përfshirë në listën e PDK-së). Ndërsa nga subjekti i LDK-së do të mungojnë deputetët e legjislaturës së kaluar: Skënder Hyseni, Sabri Hamiti, Ali Sadriu, Sali Morina, Doruntina Maloku, Muhamet Mustafa, Nuredin Ibishi, Njomza Emini dhe Melihate Tërmkolli.

Mbas rinumërimit edhe të 150 kutive si dhe të votave me kusht e të atyne nga diaspora mund të ndodhin ndryshime, por simbas ekspertëve të fushës ato munden me qenë minimale.

Emra të rijë ma së shumti do të ketë nga radhët e Vetëvendosjes, e cila ende nuk e ka ba publike listën e emnave të cilët në bazë të votave të numërueme deri tash kanë fitue statusin e deputetit.

 

Lista e PAN’it: 

PDK:

Kadri Veseli – PDK

Sala Berisha- Shala – PDK

Enver Hoxhaj – PDK

Mergim Lushtaku – PDK

Elmi Reçica – PDK

Memli Krasniqi ­ – PDK

Ganimete Musliu – PDK

Agim Aliu- PDK

Evgjeni Thaçi – Dragusha- PDK

Andin Hoti – PDK

Fatmir Xhelili – PDK

Blerta Deliu- Kodra – PDK

Xhevahire Izmaku – PDK

Bekim Haxhiu – PDK

Flora Brovina – PDK

Abdyl Salihu – PDK

Mexhide Mijaku- Topalli – PDK

Xhavit Haliti – PDK

Safete Hadërgjonaj – PDK

Zenun Pajaziti – PDK

Nezir Çoçaj – PDK.

AAK:

Ramush Haradinaj – AAK

Daut Haradinaj – AAK

Time Kadrijaj -AAK

Teuta Haxhiu – AAK

Shkumbin Demaliaj -AAK

Rrustem Berisha -AAK

Ahmet Isufi -AAK

Rasim Selmanaj -AAK

Blerim Kuçi -AAK

Pal Lekaj- AAK

NISMA: 

Fatmir Limaj – Nisma

Haxhi Shala – Nisma

Zafir Berisha -Nisma

Bilall Sherifi -Nisma

Milaim Zeka -Nisma

Albulena Balaj- Halimaj -Nisma

Valdete Bajrami -Nisma

Enver Hoti – Nisma

Lista e LAA: 

LDK:

Avdullah Hoti

Vjosa Osmani

Driton Selmanaj

Anton Çuni

Lumir Abdixhiku

Kujtim Shala

Lutfi Zharku

Arben Gashi

Ramiz Kelmendi

Teuta Rugova

Valentina Bunjaku Rexhepi

Ismet Beqiri

Haxhi Avdyli

Fidan Rekaliu

Arban Abrashi

Lirie Kajtazi

Armend Zemaj

Naser Rugova

Imet Rrahmani

Naser Osmani

Hykmete Bajrami

Haki Demolli

Blerim Grainca

Besa Gaxherri

Vebi Imeri

Mirijeta Kalludra

Sokol Havolli

Nexhat Ramadani

Bardhyl Meta

Mimoza Kusari Lila

Ilir Deda

AKR:

Behgjet Pacolli

Labinot Tahiri

Korab Sejdiu

Islam Pacolli